-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE/ ‘Hiqni imunitetin Ballukut’- Berisha: Integrimi nuk ec përpara!

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij në Parlament ngriti shqetësimin e procesit të integrimit, që sipas tij nuk po ec përpara.

Sipas Berishës, kjo për shkak të dosjes së Belinda Ballukut.

Lideri demokrat u shpreh se Ballukut duhet t’i hiqet imuniteti, ashtu sic kërkon Prokuroria e Posaçme.

Fjala e Berishës

Sot, dy janë çështjet më themelore që u interesojnë qytetarëve shqiptarë, nafta dhe integrimi europian.
Integrimin evropian ju e mbyllët, dërgoni poshtë e përpjetë të deleguar të diskredituar, të cilët jo që nuk u zgjidhin ju punë, por përkundrazi neverisin të gjithë ata që i takojnë. E bazoni në telefonata hektike të një njeriu që uroj që të mos i marrë më në telefon, që i kap dhe nuk i lëshon në telefon.
Por ky nuk është procesi i integrimit.

Ju e morët vesh çfarë deklaroi komisionerja dje. Përgëzoi Malin e Zi që filloi hartimin e traktatit dhe vazhdoi me një frazë pa cituar Shqipërinë, lufta kundër korrupsionit dhe shteti ligjor, vetëkuptohej Shqipëria, mbetet në themelet e këtij procesi.
Ndaj dhe nuk ke ndërmend, por të paktën ne u themi shqiptarëve se parlamenti është jashtë problematikës tuaj.

Po nafta? 150 lekë shitet në Maqedoni sepse Maqedonia mori masa të tjera pas rritjes së çmimit. Dhe kjo shitet për të gjithë qytetarët. Për fermerët shitet shumë më lirë. E keni shndërruar në një ndëshkim për shqiptarët. A mundet parlamenti të kapërcejë këtë çështje? Mos harroni një gjë se qëndrimet që mbajnë dhe u bëjnë fajtorë, jeni krim në vazhdim, jeni krim në bashkëpunim. Po, po, u garantoj unë ju.
Nesër Edi Rama paditet si mashtrues publik!.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit