Kreu i PD-së, Sali Berisha, edhe këtë të enjte në senacën plenare ka hedhur sërish akuza ndaj Edi Ramës dhe qeverisë socialsite se Kuvendin e kanë nxjerrë jashtë loje, vetëm e vetëm që ti shërbejë tekave të kreut të qeverisë.
“Rama me vasalët e tij bëjnë gjithçka në këtë Kuvend. Ju mund të gjeni prokuror që mundë të fshehin dokumentat, por dosjen janë në vendet europiane. Parlamenti është jashtë problematikës suaj. Maqedonia mori masat për naftën dhe kjo shitet shumë më lirë. A mundet Kuvendi të kapërcejë këtë çështje. Jeni fajtor, jeni krim në bashkëpunim dhe vazhdim. Nesër Rama paditet si mshtrues publik dhe ti je bashkëpunëtor. Drejtësia do tu gjykojë dhe kërkoj kudo që të futeni”, u shpreh Berisha.









