Misteri mbi fatin e biznesmenit Ervis Martinaj vazhdon.
Kryeministri Edi Rama i kërkoi dje drejtorit të ri të policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku që shumë shpejt të dalë me një përgjigje. Ka vdekur apo është gjallë, Rama kërkoi përgjigje të shpejtë.
Gazetari Flamur Vezaj deklaroi se grupet armike të Ervis Martinajt, kanë investuar shumë financiarisht për kapjen dhe eliminimin e tij.
Vezaj tregoi një rast konkret, kur tha se një oficere e Interpolit kontrollonte sistemin TIMS për lëvizjet hyrje-daljet e Martinajt.
Sipas tij, Martinaj ishte një person shumë i kujdesshëm i cili nuk ekspozohej në vende publike ku mund të identifikohej apo eliminohej.
“Ervis Martinajn, për më shumë se tre vite nuk e gjenin dot armiqtë e tij, të cilët financiarisht janë shumë të fuqishëm dhe janë disa grupe kriminale.
Ai ishte shumë i kujdesshëm për t’u ekspozuar në vende publike apo dhe në vende ku mund të identifikohej apo eliminohej nga grupet armike, të cilat kanë investuar jo pak.
Në Shqipëri, është proceduar një oficere e Interpolit e cila kontrollonte sistemin TIMS për lëvizjet hyrje-daljet e Martinajt për llogari të një grupi kriminal.
Ervis Martinaj ishte shumë i kujdesshëm”, theksoi ai në Euronews.