Kryeministri, Edi Rama ka reaguar pas konfiskimit të pallatit tek Fresku. Rama është shprehur se po pret hetimet që të zbardhet e plotë ngjarja dhe për të kapur “kokat” të cilat ndihmuan në ndërtim.
“E para, sot këto lloj ndërtimesh janë ku e ku më pak se dje dhe janë ku e ku më pak, pikërisht sepse ka ku e ku më shumë shtet, ligj, rregull se sa deri dje, kur mbizotëronte rrumpalla e kudondodhur.
E dyta, kjo nuk është një ndeshje futbolli dhe as një betejë e vetme, me kronometër apo kohë të shkurtër. Kjo është një luftë e gjatë, ku avantazhi i shtetit dhe i ligjit në terren nuk merret kollaj, po merret hap pas hapi, me mund e durim të madh” u shpreh Rama.