-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ku është fshehur Vis Martinaj? Drejtori i ri zbulon planin: Kam tre objektiva

Kryesoret

Paraditen e sotme Muhamet Rrumbullaku u prezantua në krye të policisë së shtetit.

Ceremonia u zhvillua në drejtorinë e policisë së shtetit, ku i pranishëm ishte ministri Çuçi. Rrumbullaku prezantoi objektivat e detyrës së tij të re.

“Policia ka nevojë për një frymë të re që e sjell vetëm gjenerata e re e Policisë së Shtetit me përvojën e policëve të karrierës që janë shembull e model.

Do garantoj disiplinë. Nuk ka vend për punonjës policie pa integritet moral, profesional, por për zyrtarë që e shohin punën si kontribut për komunitetin. Kjo do të arrihet me edukim dhe trajnim.

Objektiva do të jenë reformë e thellë ligjore dhe arsimore në të gjitha nivelet e organizimit të Policisë. Rialokim i burimeve njerëzore, riorganizime lokale dhe qendrore.

 Analiza për të gjitha mosrealizimet në luftën kundër krimit të organizuar, analizë e thelluar në luftën kundër paligjshmërisë, dekonspirimet e operacioneve policore për dhënien e masave në këtë drejtim.

Vlerësim real në lidhje me tendencën në rritje të krimit kibernetik.

Vendosja e inteligjencës në çdo veprimtari policore për hetimet proaktive. Së treti, riorganizim i kapaciteteve monitoruese të kontrollit në komunitet.

Krijimi i rrethanave të reja gjatë kontrolleve me prezencën e policëve pa uniformë. Ulje e prezencës së policëve në territorin e vendit për kontrollit’, u shpreh ai.

Porosia e parë që Edi Rama i la dje, ishte që të gjente ku ishte Ervis Martinaj dhe nëse ishte gjallë ta arrestonin dhe dorëzonin te drejtësia.

Ministri Çuçi, ashtu si me Gledis Nanon 11 muaj më parë, edhe sot shprehu bindjen se drejtori i ri do të ketë sukses.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit