Sali Berisha ishte i ashpër me qeverinë Rama në seancën e sotme plenare në Kuvend, teksa po flitet për aktin normativ për vendosjen e flamurit të BE-së krah atij të Shqipërisë.
Ai kujtoi Ballkanin e Hapur dhe disa akte të tjera, sipas tij tradhtie nga Edi Rama.
“Kjo qeveri, flamur të vërtetë ka flamurin e Beogradit, nuk ka kryeqytet të vërtetë europian, Brukselin, por Beogradin.
Edi Rama në Beograd përmbysi raportet, mbështeti projektet e Sorosit për ndryshimin e kufijve.
Copëtimin e Kosovës së pavarur. Shqipëria në vend që të përqendronte energjitë drejt Brukselit, e përqendroi drejt Beogradit.
Shqiptarët janë mirënjohës Merkelit, për dy arsye; e para se krijoi procesin e Berlinit, që mbajti gjallë për rajonin frymën e integrimit dhe hodh kosh cdo hartë për copëtimin e kufijve” tha ai.