-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama tallet me opozitën: U zhytët tre ditë në pishinat e Hysenbelliut

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama në seancën e sotme plenare të Kuvendit debatoi me deputetin Helidon Bushati për paketën e dytë anti-krizë.

Gjithashtu, ai “thumboi” opozitën që i doli në krah biznesmenit Irfan Hysenbelliu, të cilit IKMT i prishi dy pishina në “Prestige Resort” në Golem.

Debati në Kuvend

Edi Rama: Çfarë ka ky? çfarë ke që ulërin more burrë, çfarë janë këto ulërima?

Lindita Nikolla: Zoti Bushati ju lutem!

Edi Rama: Injoranca nuk ka qenë kurrë argument, prandaj jeni katandisur këtu ku jeni.

Lindita Nikolla: Zoti Bushati, ju lutem, ju tërheq vëmendjen. O zoti Bushati, si do iu vinte që kur të flisnit ju, të flisnim dhe ne

Edi Rama: Urime që jeni tharë pasi u zhytët në pishinat e Irfan Hysenbelliut tre ditë rresht. Kjo tregon që keni konsumuar goxha energji për t’u farë dhe ju punojnë tharësja. Sa u përket ndërtimeve pa leje.

Ne jemi sot në një kohë kur këto janë shfaqet e fundit të brutalitetit kapitalit të disa kokave që kujtojnë se mund të bëjnë çfarë të duan.

Nuk ka asnjë kat, apo zgjerim që nuk do të i kthehet popullit. Jeni të lutur të na ndihmoni. Ju nuk dini të lexoni, por me paratë që do të mblidhen nga cdo godinë që do të vijë si rezultat i denoncimit tuaj do të hapim një kurs për t’ju mësuar leximin.

Deputetët e opozitës reagojnë nga vendi pa mikrofon

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit