-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mattarella: Shqipëria i përket BE-së, bashkëpunimi mes 2 vendeve mjaft i rëndësishëm

Kryesoret

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella në konferencën për shtyp me presidentin Bajram Begaj, e nisi fjalën e tij me një urim për Shqipërinë në hapjen e negociatave.

“BE me pak vonesë më në fund e pranoi dhe mbajti premtimin që i bëri Shqipërisë. Uroj që kjo të kompletohet sa më shpejt. Kam besim se Shqipëria do t’i bëjë hapat në të ardhmen”.

Sipas tij, partneriteti ndërmjet vendeve është edhe në aspektin ekonomik.

“Bizneset tona janë urë komunikimi ndërmjet dy vendeve. Puna e komitetit të përbashkët do jetë i rëndësishëm për investimet”.

Gjithashtu sipas tij, të rëndësishme janë edhe shkëmbimet kulturor.

“Lidhjet kanë qenë konstante në kohë. Komuniteti arbëresh në itali, ka ndihmuar me forcë dhe ka ngjallur admirim dhe tek komunitetet tjera”.

Fjala e Plotë

Jam veçanërisht i lumtur të takoj presidentin Begaj, pak kohë pas zgjedhjes, duke e uruar dhe falënderuar për fjalët që tha.

Aspekt tjetër i cekur nga ana e presidentit është edhe arsimi.

Një lidhje mes Shqipërisë dhe Italisë që është rritur dhe mes komunitetit të italianëve në Shqipëri dhe të shqiptarëve në Itali. E kemi pritur me kënaqësi të madhe, arritjen e udhëtimit historik për hapjen e negociatave të Shqipërisë.
BE me pak vonesë arriti të kalojë dhe të realizojë premtimin e dhënë popullit shqiptar. Vende si Italia e kanë mbështetur hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE dhe shpresojmë që kjo të ecë shpejt me anëtarësimin në BE.
Jam i sigurt se puna që do të zhvillohet në kuadër të komitetit ekonomik do të jetë e çmuar për të shtuar këto perspektiva dhe investimet italiane në Shqipëri.

Janë të gjitha kushtet për rritur bashkëpunimin dhe investimet italiane në Shqipëri.

Siç nënvizoi presidenti Begaj, shkëmbimet kulturore paraqesin një mundësi të mirë. Kontributi i komunitetit arbëresh në Itali është i madh, duke ruajtur me shekuj traditën e tyre.

I rëndësishëm bashkëpunimi mes universiteteve tona. Po zhvillohet gjithmonë e më shumë, shpresoj në forcimin e bashkëpunimit.
Dua të rinovoj urimet për Shqipërinë për rolin në Këshillin e Sigurimit të OKB. Jam i lumtur për bashkëpunimin tonë.

E dimë mirë se e ardhmja e Shqipërisë është në BE. Pa vendet e Ballkanit Perëndimor, BE nuk është i plotë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit