-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plas në Kuvend, Manja: Ik moj zonjë lahu në pishinë tek Irfani

Kryesoret

Një përplasje ka ndodhur mes deputetes Flutura Açka dhe  ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja. Ky i fundit po replikonte me deputetin, Helidon Bushati në lidhje me menaxhimin energjisë, kur Açka ndërhyri.

“Mua më vjen keq që në 2013 shqiptarët me votë, ndërprenë dëshirën e PD-së për të qenë vend eksportues i energjisë. Po bëhuni pas serioz tani…” tha Manja kur Açka tentoi të ndërhynte.

“Të lutem zonjë, shko atje te Irfani të lahesh në pishinë,” i ka thënë ai deputetes demokratike.

 “Shqipëria nga 2009 deri te 2013 ishte republika e gjeneratorëve, ndërsa sot ja ku je, s’ka gjenerator as në spitale dhe as në familje. Sa për humbjet në rrjet pastaj, mos të flasim fare se ishin mbi 50%”, është shprehur Manja.

Ministri nuk ka fare pse të më përmendë pishinat, kur në fakt e thanë vetë punëtoret e resortit që kanë qenë aty njerëzit tuaj, vetëm që nuk ju treguan dashnoret, të gjitha i treguan, e lanë vetëm kafshuan gjuhën tek dashnoret. Para se të më përmendë mua pishinat, unë kam qenë atje si kryetare e komisionit të medias,” është kundërpërgjigjur Açka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit