“Del që ka edhe një pallat komplet pa leje në Tiranë, 7 apo 8 kate dhe natyrisht shefi i komisariatit nuk ka si të jetë, aty ku është ndërtuar. Lartohet një pallat pa leje dhe nuk i hyn gjë në këmbë. Tani, ai pallat ose do të shembet ose konfiskohet” tha Rama, ditën e djeshme.
Direkt pas fjalëve të tij është zhvilluar aksioni i sotëm. Bëhet fjalë për një pallat në Farkë, i cili nuk ka leje ndërtimi. Ai, tani do ti kalojë në përdorim shtetit.
Njëri nga shefat e komisariatit të Tiranës është i përfshirë, pasi nuk ka denoncuar për të.
Një operacion i drejtuar nga IKMT, në bashkëpunim me Kadastrën EKB, me bashkitë, duke filluar me Tiranën me synim shembjen ose konfiskimin të të gjitha sipërfaqeve të ndërtuara në shkelje të ligjit”, shtoi ai.