Duke nisur nga muaji tetor, të gjithë familjet që harxhojnë mbi 800 kilovat do ta paguajnë energjinë me çmimin e tregut.
Kjo fashë, Edi Rama tha se është 6 apo 7%. Pjesa tjetër nuk do të preket nga rritja, por çmimi i tregut do të paguhet nga shteti.
“Nisur nga analiza e fashave të konsumatorëve, kemi mbi 90% konsumatorë familjarë që konsumojnë më pak se 800% kilovat dhe kemi një numër konsumatorësh, 6 apo 7% se konsumojnë më shumë se 800 kilovat.
Bëhet fjalë për konsumatorë me vila, pishina, oborre të gjerë dhe ndriçim dekorativ. Nuk mund të paguajë më buxheti i shtetit.
Prandaj, cdo kilovat mbi 800 do të paguhet me çmimin e tregut” tha Rama.
PAKETA E PLOTE
-Indeksohen me 6% pensionet, kostoja 2 mld lekë, 674 mijë përfitues
-Rriten me 7% pagat e administratës me kosto 713 mln lekë, 41 mijë punonjës
-Pagat e policisë së shtetit rriten me 5560 lekë në muaj për 10800 punonjës
-Pagat e policisë së burgjeve rriten me 10548 lekë në muaj për 3600 punonjës
-Pagat e administratës rriten me 5000 lekë në muaj për 20 mijë punonjës
-Paga minimale rritet 7%, shkon në 34 mijë lekë në muaj, 200 mijë përfitues