“Sa më demokratike Kosova aq më agresive Serbia”.
Kjo deklaratë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, të enjten në Podujevë nuk iu ka ikur mediave në Serbi.
Agjencia e lajmeve serbe Tanjug, ka raportuar për këtë deklaratë të kreut të ekzekutivit kosovar.
Kurti gjatë ditës është pyetur në lidhje me atë që nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës detyrohen ligjërisht të intonojn himnin serb në ditën e parë të shkollës.
E Kurti ka thënë se “zullumi këputet për së trashuri”, duke aluduar në diskriminim institucional të Beogradit ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Përfaqësuesit politikë të Luginës së Preshevës vazhdimisht kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që çështja e Luginës të jetë e përfshirë në dialogun Kosovë-Serbi./Express