Deputeti i PD-së, Ervin Salianj, në fjalën e tij në Kuvend, u shpreh se qeveria nuk e tregon forcën me oligarkët, por me ata që nuk kanë lidhjen me qeverinë.
Ai është shprehur për rastin e prishjes së pishinës së resortit të Hysenbelliut nga IKMT dhe e konsideroi atë një aksion totalisht qeveritar.
“A ka mundësi që një kryeministër që inspekton ndërtimet e hedh firmën vetë a duhet të mbaje përgjegjësi për shpërdorim detyre. Pra 2 ditësh qeveria nxjerr vendim ku ndryshon mënyrën si do të konsideron ndërtimet pa leje. Tirana nga zonat me më shumë ndërtime pa leje.
Sot dolën për një pallat tjetër 9 kate. A ka shtet këtu a jo. Qytetarët ndërtojnë stalla çati e oborre më parë të shkon taksidari se ustai pavarësisht se kontraktohet. Në kushtet ku çdo qytetari të palidhur me qeverinë i turren me gjithë çfarë kanë, nuk e bëjnë me oligarkët, por në mënyrë selektive,” u shpreh ai.