Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka nga foltorja e Kuvendit ka folur dhe për sulmin e IKMT-së ndaj Prestige Resort duke e cilësuar hakmarrje ndaj mediave.
“Janë shqiptarë që po hanë kokat me njëri tjetrin. Policia kurrë nuk mund të zbatojë ligjin përballë atyre që janë më të fuqisjë, se ajo. A mund të ecin në drejtim të BE me flamurin e të cilit jemi të nderuar që e kemi sot këtu me këtë korrupsion.
Kjo zonja që kemi këtu ministre. Ky është lufta kundër korrupsionit. Të bësh investitor strategjik bashkëshorten e ministres dhe të varrosësh biznesmenët. Mendoni se janë qorra europianët Biznesmeni tjetër Irfan Hysenbelliu deri dje ishte vëlla e mik. Hanit, pinit. Dreka darka. Kryeministri me stilolaps në dorë bënin projektin. Sot pse nuk është bajonetë e kryeministrit kundër opozitës, shpallet armik, linçohet ia shkatërron projektin që e bënit me laps. Nesër shkoni për t’i bllokuar median. Pse? Se është armik.
Kjo është rruga? Ju mendoni se nuk shohin shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Rruga juaj është rruga e asgjëkundit. Duhet të keni parasysh që kurrë nuk është vonë. Ora e llogaridhënies do i vijë. Ta harrojë Edi Rama dhe banda e tij që nuk do jepet llogari për çdo aferë korruptive. Ajo ditë po afron. Orët e kësaj bande në qeveri janë të numëruara”, tha Noka.