-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vdekja e mbretëreshës, fjalët e para të Charles si mbret i Anglisë

Kryesoret

Mbreti Charles, i cili mori fronin menjëherë pas vdekjes së nënës së tij Mbretëreshës Elizabeth II të enjten (8 shtator), ka reaguar për herë të parë përmes një deklarate zyrtare.

“Vdekja e nënës sime të dashur, Madhërisë së Saj Mbretëreshës është një moment i trishtimit më të madh për mua dhe të gjithë anëtarët e familjes sime”, thuhet në një deklaratë të postuar në llogaritë e mediave sociale të familjes mbretërore.

Deklarata vijon: “Ne vajtojmë thellësisht vdekjen e një Sovrani të dashur dhe të një Nëne shumë të dashur. Unë e di se humbja e saj do të ndihet thellësisht në të gjithë vendin, Mbretëritë dhe Commonwealth dhe nga njerëz të panumërt në mbarë botën. Gjatë kësaj periudhe zie dhe ndryshimi, familja ime dhe unë do të ngushëllohemi dhe do të mbështetemi nga njohuritë tona për respektin dhe dashurinë e thellë në të cilën mbretëresha mbahej kaq gjerësisht.”

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike vdiq në Balmoral të Skocisë në moshën 96-vjeçare.

Aktualisht nuk dihet se kur Charles, 73 vjeç, do të kurorëzohet Mbret i Mbretërisë së Bashkuar dhe mbretërive të Commonwealth, megjithatë froni i kaloi menjëherë dhe pa ceremoni trashëgimtarit ish-Princit të Uellsit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit