Mbledhja e borxheve i mori jetën, biznesmenit shqiptar në Greqi, Gentjan Topallit. Për ngjarjen e dhimbshme ka folur daja i tij, Meçan Hoxha, i cili është shprehur se është një situatë shumë e dhimbshme, e papritur befasuese e pamerituar.
“Genti kishte 23 vite në Rodos së bashku me familjen e tij. Bëhet fjalë për një pronar të një hoteli që ka kryer të gjitha punimet me firmën e Gentit ky i fundit kishte biznes ndërtimi. Ai nuk e ka likuiduar prej 6 vitesh Gentin sa herë që vinte puna për t’u likuiduar ai ka shtirë sebeb tjetër.
Ai dhunoi dhe kufomën e tij, e mori e hodhi në një pyll të shkretë ku nuk mund të gjendej ku mund ta hanin egërsirat. Gentiani ishte modeli i familjes, djalit, shokut, i ka respektuar të gjitha detyrimet, ka respektuar edhe vizitat në vendlindje“, është shprehur daja i biznesmenit.