Radhë të gjata automjetesh janë krijuar pasditen e së premtes dhe në mbrëmje në doganën e Kapshticës.
Mësohet se shkak është bërë një problem në sistem, i cili ka bërë që të ketë vonesa të mëdha.
Problemi ndodhet vetëm në pikën kufitare shqiptare, pasi pala greke po punon normalisht.
Aktualisht një makine i duhet rreth 5 minuta për të kaluar të gjithë procedurën e regjistrimit nga ana e punonjësve të doganës në mënyrë që të kalojnë në shtetin grek.