-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Charles III shpallet zyrtarisht mbret sot

Kryesoret

Dy ditë pas vdekjes së nënës së tij, Elizabeth II, Charles III shpallet zyrtarisht sot mbret, ndërsa Mbretëria e Bashkuar është në zi kombëtare.

Mbrëmjen e djeshme, për herë të parë pas 70 vitesh, në Katedralen e Shën Palit në Londër u luajt himni kombëtar britanik me tekstin e ndryshuar në “God rue the King”. Ky version që i referohet një monarku mashkull zëvendëson “Zoti ruaj Mbretëreshën”, himni i luajtur që nga hyrja e Elizabeth në fron në 1952.

Më herët dje, në fjalimin e tij të parë drejtuar kombit, Charles III falënderoi botën që u bashkua në zi për nënën e tij, ndërsa u zotua të ndjekë shembullin e saj.

Sot në mëngjes Këshilli i Trashëgimisë do të mblidhet në Pallatin e Shën Xhejmsit dhe shpallja e Karlit si Mbret do të lexohet publikisht nga ballkoni i asaj rezidence.

Më vonë, Parlamenti do t’i shprehë besnikërinë mbretit të ri dhe do të shprehë ngushëllimet e tij. Pasdite kryeministri i vendit dhe anëtarët kryesorë të kabinetit do të priten nga Charles.

Charles III vjen në fron në një kohë të vështirë, me Mbretërinë e Bashkuar që po përballet me krizën e saj më të keqe ekonomike në 40 vjet, duke ndryshuar katër kryeministra në gjashtë vjet. Në moshën 73-vjeçare, Charles bëhet monarku më i vjetër britanik që ngjitet në fron.

Bazuar në shtatë dekadat që ai kaloi si princ i kurorës, nga viti 1952 deri në abdikimin e nënës së tij, Mbretëresha Elizabeth, ai konsiderohet si monarku më jetëgjatë në pritje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit