-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Forcës së Sigurisë së Kosovës i shtohen edhe specialistët e parë për sulme ajrore

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj ka bërë sot të ditur se Forcës së Sigurisë së Kosovës i janë shtuar edhe specialistët e parë për sulme ajrore.

Mehaj në një postim në Facebook shkruan se bashkë me kursantët e Gardës Kombëtare të Iowa-s, dy ushtarakët tanë përfunduan me sukses të lartë kursin e sulmimit ajror dhe rrugë-zbulimit.

Ai ka shprehur falënderim dhe mirënjohje e thellë për partnerët, Gardën Kombëtare të Iowa-s për këtë mundësi të shkëlqyer, sikur edhe gjithë mbështetjen e mbi një dekade.

“Bashkë me kursantët e Gardës Kombëtare të Iowa-s, dy ushtarakët tanë përfunduan me sukses të lartë kursin e sulmimit ajror dhe rrugë-zbulimit.

Ky kurs tejet sfidues teston forcën, shkathtësinë, qëndrueshmërinë, besimin dhe aftësinë e kursantëve për të performuar në lartësi gjatë operacioneve luftarake.

Falënderim dhe mirënjohje e thellë për partnerët tanë, Gardën Kombëtare të Iowa-s për këtë mundësi të shkëlqyer, sikur edhe gjithë mbështetjen e mbi një dekade”, shkruan Mehaj./Telegrafi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit