Tre ditë pas vrasjes, publikohet fotoja e autorit të krimit në Pogradec.
Fatmir Manellari i mori jetën fqinjit të tij 65-vjeçarit, Safet Hyskollari pas konflikteve të vazhdueshme për pronën.
Autori është ende në arrati. Krimi u regjistrua në fshatin Gështenjas. Palët kishin konflikte sa herë që Safet Hyskollari kthehej nga SHBA.
65-vjeçari vendosi disa tuba dhe kishte zgjeruar rrugën. Por kjo nuk i pëlqeu fqinjit që pretendonte tokën.
Fatmir Manellari i shkoi tek banesa duke e goditur disa herë me thikë. Manellari ndërroi jetë në spitalin e Pogradecit. Autori është ende në kërkim.