Mbrëmjen e djeshme u sulmua sistemi TIMS në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama akuzoi se pas sulmit qëndron Irani duke goditur sistemin TIMS.
Por ku u bazua Edi Rama që fajësoi Iranin? Hakerat duket se kanë lënë një tjetër mesazh për muxhahedinët e MEK-ut, që ka strehuar Shqipëria.
“Shqipëria po vuan dhe do të vuajë ende përkrahjen që i ka dhënë iranianëve të MEK”, shkruhej në mesazh.

Mesazhi tjetër është “Numërimi mbrapsht i Tiranës drejt katastrofës ka filluar“.