Sistemi i përpunimit të të dhënave në Kakavijë në palën shqiptare është bllokuar prej 10 orësh që prej mbrëmjes së djeshme.
Ende nuk dihet shkaku i bllokimit, por policia ka bërë të ditur se po punon me regjistra me dorë për regjistrimin e hyrje daljeve nga kjo pikë kufitare.
Mësohet se aktualisht nuk janë shënuar radhë të gjata.
Prej 12 orësh edhe dogana e Kapshticës funksionon pa sistem të përpunimit të të dhënave. Sipas informacioneve të konfirmuara nga drejtoria e kufirit bëhet me dije se po punohet me regjistra, në mënyrë manuale, dhe nuk ka radhë në këtë pikë kufitare.
Deri më tani lëvizjet janë normale, pasi janë shtuar edhe punonjësit e doganës që bëjnë regjistrimin e qytetarëve. Si pasojë e problemit radhë ka pasur për disa orë vetëm mbrëmjen e djeshme.