-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

KFOR-i shton ushtarët në Kosovë

Kryesoret

Misioni paqeruajtës i KFOR-it ka njoftuar se nga data 27 shtator deri më 2 nëntor të këtij viti do të zhvillojë stërvitje rutinë për një nga njësitë e saj rezervë.

Kjo do të rezultojë në një rritje të përkohshme të numrit të trupave në terren. Sipas KFOR, një kontingjent ushtarak nga Mbretëria e Bashkuar do të mbërrijë në Kosovë më 11 shtator për njohje nga afër dhe për aktivitete integruese me asetet dhe personelin e KFOR-it përpara stërvitjes.

“Njësitë do të kryejnë aktivitete stërvitore për të ruajtur nivelin e tyre të lartë të gatishmërisë dhe për të kontribuar në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të qetë dhe për të ruajtur lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit në Kosovë, siç është mandatuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999. Në përfundim të stërvitjes, kontingjenti ushtarak do të largohet nga Kosova dhe do të kthehet në Mbretërinë e Bashkuar”, thuhet në njoftim.

Stërvitja do të nisë thuajse 1 muaj pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes për njohjen e dokumenteve mes Kosovës dhe Serbisë që lehtësojë lëvizjen e qytetarëve nga të dyja anët e kufirit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit