-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kriza e energjisë/ Yuri Kim: Jemi me ju, po ndërtojmë Skavicën

Kryesoret

Forumi Energjetik i vendeve të Europës Juglindore mblodhi në Selanik ministrat e Energjisë së vendeve të rajonit, si dhe ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan. Situata me të cilën sot po përballet e gjithë bota, sa i takon energjisë, e ka vendosur këtë sektor në qendër të diskutimeve.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e vendosi theksin tek nevoja e bashkëpunimit mes vendeve si dhe mbështetja e partnerëve për të përballuar të gjithë së bashku këtë krizë.

Diversifikimi i burimeve të energjisë është një ndër nismat kryesore për t’ju përgjigjur situatës por edhe për të qenë të përgatitur për të ardhmen, tha Balluku teksa bëri të ditur projektet e rëndësishme dhe madhore që Shqipëria ka ndërmarrë në këtë drejtim, projekte të cilat do ta shndërrojnë vendin tonë në një vend eksportues neto të energjisë, por jo vetëm kaq, pasi do të kenë një ndikim në të gjithë rajonin.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim garantoi se Shtetet e Bashkuara janë në krah të Shqipërisë në hapat që ajo po hedh sa i takon projekteve energjetike. Teksa solli në vëmendje projektin për ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës, ambasadorja amerikane tha se e ardhmja energjetike e Shqipërisë duke premtuese.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit