Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të kritikut të burgosur të Kremlinit, Alexei Navalny, pasi lideri de facto i opozitës ruse u kthye në izolim.
Qeveria e SHBA po bashkon forcat me familjen, kolegët dhe mbështetësit e Navalny në mbarë botën duke bërë thirrje për lirimin e tij, tha dje (me orën lokale) zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price.
“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për ndërhyrjen arbitrare të përshkallëzuar të qeverisë ruse në të drejtat e Alexei Navalny”, thuhet në një deklaratë.
Të mërkurën, Navalny tha në Twitter se ishte urdhëruar të kalonte 15 ditë në izolim, duke thënë se kjo ishte hera e katërt që ndodhte në burgun ku ai po mbahet në qytetin Melekhovo, rreth 260 kilometra në verilindje të Moskës.
Price akuzoi autoritetet ruse për ndërhyrje në komunikimet e Navalny me këshilltarët e tij ligjorë. “Kjo ndërhyrje, së bashku me mbajtjen e tij të përsëritur në izolim për shkelje të vogla të supozuara, është dëshmi e mëtejshme e ngacmimeve të motivuara politikisht.”