Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, me anë të një interviste televizive, ka folur për ndërhyrjen kirurgjikale që i është nënshtruar krybashkiaku i Tiranës.
“Erion Veliaj është në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe psikologjike. Nga kjo pikëpamje edhe nga koha që i krijon situata në të cilën ai ndodhet e ka më të mundur, ka më hapësirë për të bërë veprimtari fizike.
Ndërhyrja bëhej fjalë për disa nishane malinje të cilat janë hequr dhe po kryhen analizat. Nuk ka asnjë shqetësim në këtë aspekt. Gjendja e tij është shumë mirë,”- tha Plarent Ndreca./ TCH









