Një përplasje mes algjerianëve ka ndodhur në qendër të Selanikut mbrëmjen e sotme.
Një 22-vjeçar algjerian është gjetur i mbuluar me gjak në rrugën Ethnikis Amyni pas një sherri me bashkatdhetarët e tij. Sipas faqes lokale voria.gr, i riu ka lëndime në kokë, këmbë dhe brinjë.
I lënduari është dërguar në spital.