Bajram Begaj Presidenti i Republikës së Shqipërisë niset për një vizitë zyrtare drejt Sllovenisë. Kjo është vizita e dytë zyrtare e Begajt si president para disa javësh ai vizitoi Kosvës.
Presidenti Begaj do të marrë pjesë në Takimin e Liderëve të Procesit të Brdo-Brijunit, në Lubjanë.
Në këtë takim do të marrin pjesë të gjithë krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.
“Takimi i Liderëve zhvillohet në një moment kyç për paqen dhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Takimi do të fokusohet në përshpejtimin e procesit të zgjerimit të BE me vendet e Ballkanit Perëndimor. Presidenti Begaj takime dypalëshe me homologët e vendeve të tjera në Procesin e Brdo-Brijunit”, thuhet në njoftimin për shtyp të Presidencës.