Amerika sot kujton 21-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, e ngjarjes që ndryshoi përgjithmonë historinë e saj.
Deputeti i PD, Tritan Shehu me anë të një postimi në Facebook ka përkujtuar sulmin terrorist, duke thënë se në atë sulm nuk u godit vetëm SHBA por vlerat e njerizimit.
Postimi i plotë:
“11 Shtatori nuk duhet e nuk mund te harrohet kurrë!
Më 11 Shtator u goditën vlerat universale te njerëzimit, zemra e tyre, ShBA-të.
U goditen njerëzit, familjet, qytetarët në punën e jetën e tyre kudo në rruzull.
Por fatkeqesisht revanshi i te “keqes” po vazhdon.
Prandaj gjithesecili, pavaresisht dimensioneve, duke kujtuar ate atentat monstruoz ndaj demokracisë, ata viktima qe punonin e jetonin veçse jeten e tyre, duhet te orientohet drejt principeve te verteta.
Fatmiresisht ne shqiptaret, qe i perkasim familjes europiane, jemi ne themel te kultures, historise e vlerave te saj, kemi nje mundesi te madhe historike.
Por me nje kusht, te mos humbasim asnjehere “yllin tone polar” Europen e Perendimin, perndryshe rrezikojme te bijem perseri ne tragjedite e kaluara.
Vetem keshtu ne jo vetem do te ndihmojme vehten tone, por do te japim nje kontribut modest, edhe jashte kufijeve tane, ne mbrojtje te lirive e paqes.
11 Shtatori na kujton pikerisht ate qe duhet te bejme.”