Një burrë dhe një grua mbetën të plagosur me thikë këtë të diel.
Policia bën të ditur se sulmi është kryer nga një person me probleme mendore.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar me mjet të mprehtë viktimat, një mashkull dhe një femër kosovar (burrë e grua) duke ju shkaktuar lëndime trupore. Sipas dëshmitarëve i dyshuari vuan nga probleme mendore. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, raporton policia.