-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama: Kush dëmton librat nuk do i marrë më falas

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama duke folur gjatë prezantimit të “Abetares Unike” që do të përdoret nga nxënësit e klasave të para në Shqipëri dhe Kosovë, është ndalur tek kundërshtitë që kanë disa prindër në Shqipëri se fëmijët e tyre po marrin libra të përdorur.

Ai tha se qeveria shqiptare nuk po shpërndan librat të rinj çdo vit, jo se nuk i ka mundësitë, por sepse kërkon të edukojë brezat.

Më tej Rama theksoi se do të ketë sanksione për ata fëmijë apo prindër që keqpërdorin dhe dëmtojnë librat, duke i penalizuar ata që vitin pasardhës nuk do i marrin më falas.

“Ne kemi shumë gjëra për të unifikuar me Kosovën, për shumë kode të qarkullimit të doganës, punës, procedurave administrative dhe në themel të tyre ky proces ka gjuhën.

Dhe në themel të këtij procesi qëndron domosdoshmëria për të forcuar gjithë atë materie bazë e cila na jep ne, atë që është arsyeja pse ne jemi të njëjtë, arsyeja pse jemi e njëjta gjë, gjuhën.

Dua vetëm të them se është me shumë rëndësi që ne të bëjmë ende më shumë për mbrojtjen e gjuhës, të bëjmë ende më shumë për promovimin dhe nxitjen e të shkruarit dhe të folurit të gjuhës në mënyrë të lartë.

Ta bëjmë shumë më shumë për të përballuar vurnerabilitetin dhe llumin që sjell e përditshmja, për shkak të abuzimit dhe alterimit të rrezikshëm të gjuhës.

Në këtë pikë na duhet përveç vullnetit dhe punës, edhe idetë e duhura“, tha Rama.

Do bëjmë çmos me qeverinë e Kosovës por edhe me aktorët e tjerë që t’i rrokim si duhet këto ide duke u përpjekur që të krijojmë një hapësirë në të cilën ato mund të lindin. Duke u nisur edhe nga një debat që më shumë e stimulojnë disa kanale komunikimi, por që ka një të dhënë nga realiteti. Kam ndjekur disa kronika dhe disa komente për librat që kalojnë dorë pas dore sipas një rregulli të përcaktuar, që librat të cilët jepen falas, kanë një cikël 3-vjeçar. Pretendimet janë që janë përdorur, nuk janë të rinj, nëse na japin falat të na i japin të rinj. Kjo nuk është çështje parash, kjo nuk është çështje se ne nuk i përmbahemi angazhimit për t’i dhënë librat falas, kjo është politikë, që nuk e kemi shpikur ne, e bëjnë vende që janë shumë më të pasura se sa ne, sepse është një politikë që synon njëkohësisht edhe edukimin e fëmijëve dhe të të rinjve me idenë që libri është pasur e cila ndahet me të tjerët. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit