Këshilli i Sigurisë Kombëtare amerikane i Shtëpisë së Bardhë me anë të një postimi në Twitter dënon sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS të Shqipërisë.
WHNSC thekson se po e mbështet Shqipërinë në përpjekjet e saj për rimëkëmbjen e sistemit.
”Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë sulmin kibernetik të 9 shtatorit kundër aleatit tonë të NATO-s, Shqipërisë. Ky aktivitet keqdashës kundër Shqipërisë vjen pas sulmit kibernetik të 15 korrikut të kryer nga qeveria e Iranit. Qeveria amerikane po mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të zbutur dhe për t’u rimëkëmbur.”, thuhet në një postim në Twitter të këtij këshilli.
The United States condemns the September 9th cyberattack against our NATO Ally, Albania. This malicious activity against Albania follows the July 15 cyberattack conducted by the Government of Iran. The U.S. government is supporting Albania’s efforts to mitigate and recover.
— National Security Council (@WHNSC) September 11, 2022