Sulmi kibernetik i radhës nga hakerat e mbështetur nga Irani bëri që sistemi TIMS të dilte jashtë funksioni në Shqipëri.
Kjo solli radhë të gjatë në pikat kufitare, porte e në aeroportin e Rinasit.
Ndërkohë, më shumë se 24 orë nga problemet e para, mëngjesin e së dielës situata po shkon drejt normalizimit.
Bëhet e ditur se TIMS është rikthyer në funksion në portin e Durrësit, atë të Vlorës, në aeroportin e Rinasit, si dhe në Kapshticë e Muriqan.
Ndërkohë në pikën doganore të Hanit të Hotit në vijon ende qe të jetë jashtë funksionit dhe hyrjet e daljet shënohen në regjistër ashtu si një ditë më parë.
Megjithatë, si pasojë e fluksit të akumuluar gjatë orëve të fundit, ende puna po ecën me ritme të ngadalta.