-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ardi Veliu u fut ethet policëve, 7 kritere të forta në vetting

Kryesoret

Ardi Veliu është njeri që ka në dorë efektivët e thjeshtë dhe drejtuesit e policisë së shtetit. I shkarkuar një vit më parë, ai u rikthye me bujë nga Edi Rama në krye të AMP-së.

Ky institucion përveç kontrollit të policëve tani do u bëjë edhe vettingun, pasi komisioni që e bënte më parë u shkri. Shumë shpejt pritet që Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, që prej pak ditësh drejtohet nga Ardi Veliu të nisë punën për vettingun, sapo ndryshimet të kalojnë në kuvend.

Por kush janë kriteret që do të vlerësohen?

Përpos tre kritereve të njohura; profesional, pastërtia e figurës dhe pasurisë, subjektet do t’i nënshtrohen edhe testit të drogës, alkoolit, lojërat e fatit apo nëse vuajnë nga çrregullimet mendore kronike. Pra në total janë 7 kritere për t’u kaluar.

Kontrollit do t’i nënshtrohet drejtori dhe zëvendësdrejtorët e përgjithshëm, drejtorët e departamenteve, të drejtorisë qendrore, të strukturave të veçanta, drejtorët e zëvendësdrejtorët vendor, në drejtoritë e kufirit dhe migracionit, shefat e komisariateve, të sektorëve në nivel qendror e vendor që mbulojnë fushën e krimit të organizuar, krimit ekonomik/financiar dhe policisë rrugore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit