Kreu i PD, Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim për figurën dhe misionin e Azem Hajdarit. Gjatë këtij bashkëbisedimi në sheshin ‘Demokracia’, Berisha tha se Azem Hajdari ishte njëri i guximshëm dhe u bë lider në një mënyrë unike.
“Ky takim zgjon mendime të ndryshme, por ndonëse kjo është dita e pushkatimit ekzekutimit të Azem Hajdarit, në mënyrë të vetvetishme kjo është dita dhe çdo ditë që e mendojmë është vepra e tij.
Azem Hajdari jeton dhe bëhet i pavdekshëm me veprën e tij. Asgjë nuk do i përshtatej më shumë këtij takimi se dhjetori në rrezik, ’90 në rrezik, në një rrezik shumë të madh.
A shërben sot kujtimi I veprës së Azem Hajdarit. Mendoj se sot frymëzon më shumë se kurrë.
Unë do kujtoj dy-tre momente të atyre ditëve që ndanë historinë. Çfarë ishin ato dy -tre ditë.
Azem Hajdari dhe një grup jo dhe aq I madh u treguan të pamposhtur, I ftoj Ramiz Alia në darkë, doli në një të natës, u nxorri ministrin dhe I dërrmoi me shkopinj dhe mjete të tjera.
Ata ishin të pamposhtur se të nesërmen dolën në demostratën e parë antikomuniste. Kam qenë dëshmitar kam parë se u vërsulën me barbari dhe tërbim për t’I bërë copa. U shpërndanë dhe gjeta Azemin me një grup studentësh.
Jo vetëm që nuk ishin të frikësuar, port ë vendosur për të shkuar drejt sheshit. Çfarë ishte Azem Hajdari?
Ishte një guximtar i jashtëzakonshëm. Azem Hajdari u bë lider në një mënyrë unike, epike mund të thuash.
Diktatori nga njëra anë i kishte thënë se do vinte t’i takonte, por nga njëra anë na thoshte ne i thoni se do i pres, por sheshin e kishte mbush me ushtarë, gardistë të të gjitha llojeve”, tha Berisha.