Mbrëmjen e djeshme policia e Elbasanit në bashkëpunim me forcat speciale, Shqiponjat dhe njësinë operacionale zhvilluan një operacion në disa rrugë dhe lagje të qytetit.
Objekt i kontrollit ishin disa mjete të dyshuara ku mund të qarkullonin elementë kriminalë.
Gjithashtu policia realizoi kontrolle fizike të personave dhe kontrolle të imtësishme në automjete.
Ende nuk ka një bilanc të aksionit. Nuk dihet nëse operacioni doli huq apo kishte produkt.