Sistemi TIMS tre ditë pas sulmit të dytë të Iranit ende nuk është rikthyer plotësisht funksional në pikat e kalimit kufitar në vend.
Vetëm në Rinas thuajse çdo gjë është si më parë.
Sistemi TIMS në pikat e kalimit kufitar të qarkut të Korçës ka pasur probleme edhe ditën e sotme.
Në momentet që ka pasur fluks lëvizjesh në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë-Thanës shërbimi policor ka punuar me regjistra.
Pikat e kalimit kufitare të Tushemishtit dhe Goricës vazhdojnë të punojnë me regjistra.
Edhe në pikat e tjera të vendit ka probleme duke përfshirë portin e Vlorës.
Verifikimi në kufi është mjaft i dobët, pasi po vazhdohet puna manualisht.