Nico Paz është drejt një rikthimi te Real Madrid pas dy sezonesh të mira me Comon në Itali. Klubi madrilen pritet të aktivizojë klauzolën e riblerjes në fund të muajit maj, duke paguar rreth 9 milionë euro për të rimarrë kartonin e mesfushorit argjentinas.
21-vjeçari ka bërë paraqitje të spikatura nën drejtimin e Cesc Fàbregas, duke u kthyer në një nga lojtarët kyç të skuadrës italiane.
Gjatë kësaj periudhe, ai ka zhvilluar 67 ndeshje, duke kontribuar me 18 gola dhe 16 asistime.
Forma e tij e mirë duket se ka bindur drejtuesit e Real Madridit, të cilët e shohin si një investim për të ardhmen dhe janë gati ta rikthejnë në ekip për sezonin e ardhshëm.
/5pyetjet.al









