Pas deklaratës së ministrit të jashtëm turk Mevlut Çavusoglu ka reaguar zëdhënësi i qeverisë greke Yannis Oikonomou.
Në një konferencë për shtyp, zyrtari grek theksoi se qeveria e Erdoganit po përpiqej që të krijonte një realitet të ri përmes shpikjes së ngjarjeve historike.
“I ftoj ata që të heqin dorë nga retorika e luftës dhe të rikthehen te logjika. Besoj se këto që thonë janë vetëm fjalë përmes, të cilave duan të krijojnë një realitet që nuk ekziston”, tha ai./ Protothema