Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Arben Kraja ka bërë me dije se për aferën e inceneratorëve ka në hetim ministra e deputetë të Parlamentit shqiptar.
Në një intervistë për Radio Televizion Kombëtar (RTSH), ai ka theksuar se hetimi i korrupsionit në nivele zyrtarësh është i vështirë, por se tashmë dosja është hapur dhe po hetohen edhe në poste të larta.
“Kemi 20 skuadra me BE përfshirë edhe Francën e MB apo Holandë skeptikë me organet e drejtësisë në vendin tonë. Ka pasur arrestime dënime e sekuestrime nga bashkëpunimi me autoritetet e huaja. 18 mln e gjysmë euro me Italinë apo pasuri të paluajtshme nga aktiviteti i paligjshëm jashtë”, listoi ai.
Kraha tha se krimi i organizuar është shumë i zhvilluar dhe se kjo e bën të nevojshme bashkëpunimin..
“Hetimi i zyrtarëve të lartë është sfidë më vete. Kemi pasur raste hetimesh apo dënimesh nga vetting-u për korrupsion. Kemi pasur hetim e dënim për zyrtarë të larta në prokurimet publike. Drejtoria qendrore e Prokurimeve Publike është shpallur fajtore”.
Ai ka sjellë në vëmendje edhe rihapjen e çështjes së Gërdecit.