-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Librat falas, Meta: Rama po kërcënon e shantazhon nxënësit dhe prindërit

Kryesoret

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar nxënësit, ndërsa ka ngritur akuza ndaj kryeministrit Rama.

Meta u shpreh se qeveria ka dështuar me arsimin. Ndërkohë, ai me ironi përmend se arritja më e fundit është shantazhi që Rama iu bëri nxënësve dhe prindërve për librat.

“Me “lart më lart o shokë flamujt e kongresit”, nuk mbulohet dot dështimi dhe nënvleftësimi i plotë i arsimit.

Shqipëria ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin. Vazhdojnë turnet, vazhdon analfabetizmi funksional, vazhdon braktisja e shkollës.

Arritja më e fundit është edhe shantazhi e kërcënimi ndaj fëmijëve dhe prindërve të tyre për librat e shkollës.

Kryeministri i krimit s’mund të jetë i arsimit.

Që të mos vidhen më lekët si te inceneratorët, por të shkojnë për arsim cilësor dhe që t’i krijojnë mundësinë fëmijëve të jetojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, nesër të gjithë tek inceneratori i Tiranës, ora 18:00.

Pavarësisht këtij fjalimi të bezdisshëm dhe propogandistik të Kryeministrit, i uroj suksese mikeshës sime të vogël Aria dhe gjithë nxënësve të Shqipërisë, veçanërisht të gjithë atyre që sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës”, shkruan Meta.

Një ditë më parë, Rama u shpreh se ata që do të bëjnë të papërdorshëm librat falas, vitin pasardhës do t’i blejnë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit