Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot nisjen e reformës së re në sistemin e arsimit. Në fokus është universiteti. Ai tha se nuk mund të vazhdojmë me një sistem universitetesh ku të gjithë duan ti bëjnë të gjitha dhe se një pjesë duhet të kthehen në kolegje profesionale.
“Ne nuk mund të vazhdojmë me një sistem universitetesh ku të gjithë duan ti bëjnë të gjitha. Kemi nevojë për një reformë të guximshme, jetike të transformimit të një pjesë në kolegje profesionale. Krijimi i kolegjeve profesionale është një objektiv themelor që duhet ta ndjekim dhe plotësojmë” tha ai.
Një tjetër objektiv i qeverisë është përfshirja e arsimit tonë në rrjetin e sistemit europian. “Kemi bërë shumë përpjekje për ta fuqizuar dimensionin ndërkombëtar të universiteteve dhe sot kemi 41 marrëveshje. Sot nuk ka asnjë ankesë për padrejtësi.
Procesi ka nevojë për përmirësime të tjera, që i kemi diskutuar dhe po i bëjmë hap pas hapi. Shpresojmë që përmes lobimit politik në BE, duke përfituar edhe nga pozicioni i ri që kemi. Të bindim BE-në ta përfshijë edhe sistemin e vendeve tona në sistemin europian” tha ai.