-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Lufta ka hyrë në fazën e tretë

Kryesoret

Ushtria ukrainase njoftoi sot se kishte rimarrë 500 kilometra katrorë territor nga forcat ruse në dy javë kundërofensivë në rajonin Kherson.

Nga ana e saj, Rusia tha sot se bombardoi zonat në rajonin e Kharkiv të Ukrainës (lindje) që u rimorën ditët e fundit nga forcat e Kievit gjatë një kundërsulmi të befasishëm.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksii Reznikov deklaroi se lufta në Ukrainë ka hyrë në “fazën e tretë” dhe sukseset ushtarake ukrainase do të kenë një efekt “orteku” deri në humbjen e ushtrisë ruse.

“Fushata kundërofensive është faza e tretë” tha Reznikov ndërsa “forcat e Kievit përparojnë me shpejtësi në rajonet lindore dhe jugore të vendit” dhe thonë se kanë rimarrë 3,000 metra katrorë territor që nga fillimi i shtatorit.

“Faza e parë në luftë ishte frenimi i rusëve. E dyta, për të vendosur një ekuilibër mes tyre dhe ne në front, stabilizimi i frontit dhe testimi i aftësive të tyre të qëndrueshmërisë”, tha ministri.

“Stafi ynë doli me një plan në varësi të pajisjeve që kemi marrë nga partnerët tanë. Filluam të përdorim sistemet e lëvizshme të artilerisë Himars për të prerë linjat e mbështetjes logjistike të armikut.

Për të shkatërruar karburantet e tyre, depot e municioneve etj. Është faza e tretë e luftës që filloi në jug dhe në veri në sektorët e Khersonit dhe Kharkiv-it”, shpjegon ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit