-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opozita e Iranit zbërthen celulën: Ky është komandanti që sulmoi Shqipërinë

Kryesoret

Mbrëmjen e së premtes Irani goditi për herë të dytë Shqipërinë duke bllokuar sistemin TIMS pas faqeve të shërbimeve online në korrik.

Ishte kryeministri Edi Rama që e akuzoi direkt Iranin për sulmin kibernetik. Teherani e mohoi, por një gazetë opozitare iraniane publikon emrat që sipas saj qëndrojnë pas sulmit në Tiranë.

Iran International” shkruan se pas hakerave qëndron komandanti i Gardës Revolucionare Islamike dhe zyrtarë të tjerë.

Komandanti më i lartë kibernetik i IRGC-së është Hamid Raza Lashgerian, një asistent profesor në Universitetin Imam Husein në Teheranshkruan gazeta.

Lashgerian vitin e kaluar në një raport të Sky News u cilësua si kreu i Grupit të Inteligjencës 13, një nëngrup në një njësi kibernetike sulmuese që gjurmonte objektivat perëndimore.

Hakera të tjerë të lartë iranianë të përmendur në raport ishin vëllezërit Mohamed Hussein Shirinkar dhe Mohamed Bagher Shirinkar, si dhe dhëndri i tyre, Syed Mehdi Hashmi Togroljerdi” shkruan më tej gazeta.

Të premten, SHBA njoftoi sanksione ndaj Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit dhe ministrit të saj Ismail Khatib lidhur me përfshirjen e dyshuar të Teheranit në sulmet kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit