PD zhvillon sot takimin e radhës në njësinë 4 në Tiranë, nga podiumi fjalën e ka marrë lideri demokrat Sali Berisha, duke thënë se në diktaturat autoritare mund të qëndrosh i pa mposhtur vetëm nëse nuk dorëzohesh.
“Diktatatura e bandave nuk respekton asnjë normë, ajo largon njerëzit nga vendi. Fëmijët tanë rriten këtu por endrrën nuk e shohin dot këtu. Ky është realiteti, dhe kjo na bën të zhdukemi si komb”, u shpreh Berisha.









