Pas sulmit kibernetik ndaj sistemit TIMS, në të gjitha pikat kufitare të vendit nisi puna e regjistrimit me shkrim të kalimtarëve dhe automjeteve.
Ditën e djeshme sistemi u rikthye në shumë pika kufitare dhe ka filluar funksionimi normalisht i sistemit.
Pas mesnatës, sistemi TIMES është rikthyer edhe në doganën e Bllatës, ku regjistrimi i pasagjerëve dhe mjeteve vijon normalisht dhe nuk ka radhë.