-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Salianji: Çova në SPAK gjetjet e skandalit nga TIMS-i

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi se sistemi TIMS ishte manipuluar totalisht dhe janë bërë ndërhyrje nga persona të paautorizuar dhe pa certifikatë sigurie. Salianji bëri të ditur se në SPAK ka depozituar të gjitha gjetjet që janë evidentuar nga Komisioni Hetimor që drejtoi.

“Duhet hetim i gjithëanshëm i SPAK në lidhje me këtë çështje. Kjo është një aferë skandaloze, është cënuar siguria. Emergjente që gjithçka që nuk u arrit në sistemin hetimor të bëhet nga një hetim i shpejtë nga SPAK në mënyrë që të mos kemi problematika të mëtejshme. Të dhënat e sistemit TIMS ju kanë shërbyer grupeve kriminale.

Ka rezultuar se në sistemin TIMS janë kryer ndërhyrje që për persona të caktuar të mos regjistrohen hyrje-daljet e tyre në territorin shqiptar, çka mundëson që shtetas në kërkim të hyjnë dhe të dalin lirisht pa pasur asnjë alert nga shtetit.

Kemi depozituar të gjithë të dhënat që kemi për shkak se Parlamenti e ka detyrim të çojë raportin në këtë instititucion, jemi në dispozicion për hetim të plotë të kësaj ngjarje. Rrumbullakun pasi e përdorën politikisht mirë e mirë e më pas e flakën në rrugë. Do ta ndjekim me vëmendje se si do të shkojë problematika e sistemit TIMS” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit