Mediat e huaja raportojnë se presidenti rus Vladimir Putin ka shkarkuar nga detyra gjeneral-lejtnant Roman Berdnikov për shkak të dështimit të forcave ruse për të mbajtur pjesë të mëdha të territorit ukrainas në ditët e fundit.
Sipas Drejtorisë kryesore të Inteligjencës të Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës, gjenerallejtënant Berdnikov u emërua komandant i Forcave të Armatosura Perëndimore më 26 gusht 2022.
Ukrainian Defense Intelligence says that the commander of Russia's West grouping, Lieutenant General Roman Berdnikov, has been replaced by Center group commander Alexander Lapin. Berdinkov reportedly replaced Lieutenant General Andrey Sychevoy on Aug 26.https://t.co/YF2n0WE5A2
— Rob Lee (@RALee85) September 12, 2022
Megjithatë, koha e tij në krye të detyrës së re duket se ka qenë jetëshkurtër, me inteligjencën ukrainase që pretendon se Putini e shkarkoi atë për situatën në Kharkiv. Por nuk ka ka asnjë konfirmim nga Kremlini. Lajmi për shkarkimin e tij pasoi raporte të pakonfirmuara nga Ukraina në qershor se ai u vra gjatë luftimeve në Donbass, Ukrainë