-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

24 vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit, Basha dhe Alibeaj e kujtojnë si frymëzim për politikën

Kryesoret

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe pasardhësi i tij politikë, Enkelejd Alibeaj ka reaguar për 24 vjetorin e vrasjes së Azem Hajdarit.

Basha është shprehur se përkushtimi dhe sakrifica e Azem Hajdarit kanë qenë përherë burim frymëzimi për të gjitha brezat, sidomos për më të rinjtë. Të cilët gjejnë te vepra e tij tiparet e kurajos qytetare.

Emri i tij do të kujtohet përherë me mirënjohje dhe krenari, si dëshmia më e bukur e dëshirës dhe energjisë së pandalshme të një populli për të luftuar për liri dhe për të ndërtuar nëpërmjet fryteve të saj një të ardhme më të mirë për Shqipërinë,” ka shkruar ai në Facebook.

Nga ana tjetër, Alibeaj është shprehur se vrasja e Azem Hajderit ishte një krim politikë.

Më 12 shtator 1998 u vra pranë selisë së PD një nga figurat kryesore jo vetëm për demokratët por për të gjithë spektrin e politikës shqiptare. Vrasja e Azem Hajdarit ishte një krim politik në një moment tejet delikat për Shqipërinë e dalë nga kaosi i trazirave të vitit 97. Në 24 vjetorin e vrasjes, demokratët kujtojnë me nderim dhe respekt një nga drejtuesit kryesorë dhe me peshë të padiskutueshme të historisë së PD dhe Shqipërisë.
I përjetshëm kujtimi i tij!
“, ka shkruar ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit