-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Viti i ri shkollor, rreth 29 mijë nxënës ulen për herë të parë në banka

Kryesoret

Nis këtë të hënë viti i ri shkollor. Për herë të parë, do të ulen në bankat e shkollës rreth 29 mijë fëmijë për të cilët do të jetë një ditë e paharrueshme.

Risi e këtij viti është abetarja e përbashkët për nxënësit e klasave të para në Shqipëri dhe Kosovë. Sfida e madhe është ruajtja dhe përforcimi i Gjuhës Shqipe. Ndaj dy qeveritë kanë vendosur të sjellin abetare unifikuar për të gjitha trevat shqiptare.

Marrëveshja për një abetare të përbashkët Shqipëri-Kosovë, u nënshkrua në dhjetor të vitit të kaluar në Prishtinë.

KOSTOT

Një nga gjërat thelbësore që prindërit duhet të blejnë për fëmijët janë librat, të cilët variojnë me çmime deri në 6000 lekë.

Bëhet fjalë për klasat e gjashta e në vijim të ciklit 9-vjeçar, pasi cikli fillor deri në klasën e pestë, librat i merr falas.

Megjithatë, duke qenë libra të përdorur, shpesh prindërit e këtij cikli sërish i blejnë, kosto e të cilave mund të variojë deri në 4000 lekë. Vetëm me libra nuk mund të thuash se e ke kompletuar pjesën e artikujve shkollorë të një fëmije.

Lapsat, fletoret, bojërat dhe letrat me ngjyra, janë pjesa tjetër e domosdoshme që duhet të blihen dhe u nevojiten.

Mesatarisht, kostoja e gjithë këtyre produkteve shkon rreth 4000 lekë për çdo fëmijë.

Kjo, duke llogaritur një kosto fillestare, sepse gjithmonë ka produkte që nevojiten në vijimësi të procesit mësimor.

Çantat janë një tjetër mjet i domosdoshëm për çdo nxënës. Çmimi i tyre varion nga 1,500-10,000 lekë.

Por nëse gjithë këtyre shpenzimeve do t’u shtojmë edhe çmimin e veshjeve, vihet re rritje çmimesh, në varësi të markave.

Për shkollat private, kosto e konsiderueshme është ajo e uniformave. Si dhe paketa e librave, të cilat janë kryesisht jashtë tarifës zyrtare të shkollës.

Rritja më e madhe e çmimeve është te fletoret, e cila sipas librarive vjen si pasojë e shtrenjtimit të çmimit të letrës.

Nëse çmimi i një fletoreje të vogël para pandemisë ishte 29 lekë, tani për të njëjtën fletore paguani 39 lekë. Fletoret me cilësi më të mirë, të cilat para pandemisë mund të bliheshin me çmim 50-80 lekë, tani janë rreth 150 lekë.

E njëjta gjë ndodh edhe me stilolapsat apo edhe mjetet e tjera shkollore, që konsiderohen të rëndësishme dhe të domosdoshme.

Kancelaritë pohojnë se çmimet varen nga marka dhe cilësia e materialeve. Mund të gjenden materiale më të lira dhe më të shtrenjta.

Nëse bëjmë një mbledhje në total të të gjitha çmimeve për artikujt shkollorë rezulton. Prindërit duhet të shpenzojë mesatarisht 9500 lekë për të çuar një fëmijë në shkollë. Pa librat dhe me hamendësimin se produktet janë blerë në tregje dhe jo në dyqane më cilësore. Kjo kosto e ditës së parë ka rritje prej 10% krahasuar me përllogaritjen e një viti më parë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit